Zv.sekretari për komunikime i Ministrisë së Tregtisë të SHBA-së në Maqedoni

08.09.2014 10:42

Zëvendëssekretari për komunikime dhe informacione i Ministrisë së Tregtisë të SHBA-së, Lorens E. Strikling sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni......

Strikling, gjatë vizitës, do të ketë takime me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Pol Uollers, paralajmëroi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.