Maqedoni
Parashikimi i motit
06.07.2019 12:04
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me indeksin UV prej 9 shkallëve.....

Ditën e sotme nuk priten reshje shiu, ndërsa temperaturat vijojnë të jenë të larta deri në orët e mbrëmjes, kur do të shfaqen vranësira të vogla.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 e deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 e deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë maksimale 33 gradë Celsius.
Rritja e lagështisë së ajrit do të shkaktojë ndjenjë se temperaturat janë më të larta.
Deri ditën e martë do të kemi temperatura të larta ndërsa nga dita e hënë do të kemi kushte për reshje të shiut.
