Maqedoni
Përbërja e re qeveritare, Hyseni: Të koncentrohet në politikat ekonomike
06.07.2019 14:59
Rikonstruimi i Qeverisë edhe zyrtarisht u finalizua me emërimin e ministrave të rinjë....

Produkti final qe pritet nga kjo perberje dhe ky riformatim, sipas analisteve politik po shihet me shume skepticizem, sepse I njejti nuk eshte asgje tjeter pos nje taktizim I kryeministrit për numrin e paktë të votave të fituara në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Opinionisti Blerim Hyseni, për TVM2 thotë se opinioni dhe qytetarët me këtë ri-formatim pritën ndryshime në më shumë dikastere, por thjeshtë doli të jetë vetëm një ndryshim të cilën e çuan taktik, pa shumë përbërje në të. Hyseni nuk deshti të jep vlerësim fillestar për kuadrot e reja, duke shtuar vetëm që është mirë t’ju jepet kohë deri në akomodimin e tyre.
“Pritjet e mëdha ishin në opnion se do të ndodhë riformatim I tërësishëm i Qeverisë, dhe pamë në fund se kjo nuk ndodhi. Mendoj se këto ndryshime ishin të nevojshme për të zhvilluar aktivitetet e nevojshme të Qeverisë, por nuk mendoj se në politikat qeveritare ka ndonjë ndryshim apo risi kushedi se qfar. Nuk do të isha shpejtuar në vlerësimin e kuadrove të reja nëpër ministri, për shkak se është korrekte që tju lëmë një hapësirë kohore, por mendoj se do të vazhdojnë politikat e deritanishme të Qeverisë, me tendencë të zhvillimit ekonomik, pra nuk pres ndonjë zbulim epokal do të kisha thënë”, tha Blerim Hyseni, analist politik.
Sipas opinionistit Blerim Hyseni politikat e Qeverisë do të duhet të fokusohen në drejtim të përmirësimit të standardit të qytetarëve, dhe zhvillimin e politikave ekonomike. Ai megjithatë nuk e mohon faktin se një gjë e tillë do të jetë e vështirë jo vetëm për ministrat e rinjë por për të gjitha dikasteret, për faktin se RMV pjesën më të madhe të mandatit 4 vjeçar e ka harxhuar në përmbylljen e kontesteve bilaterale me fqinjët.
“Asnjë subjekt politik gjatë marrjes së pushtetit, nuk ka arritur brenda një periudhe të shkurtë të realizojë 100 për qind programin e premtuar në fushatë. Është e vërtetë se Qeveria ka harxhuar një energji jo të vogël në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve me fqinjët, dhe mendoj që tani e tutje Qeveria e Maqedonisë duhet të përqëndrohet në zhvillimin ekonomik, edhe pse nuk duhet të jemi të kënaqur dhe Qeveria të jetë e kënaqur me të arriturat që u prezantuan për tre mujorshin e parë të këtij viti, se ka pasur një ngritje ekonomike, dhe mendoj se tendencat e tilla duhet të vazhdojnë”, tha Hyseni.
Hyseni pohoi se vullneti dhe potenciali I ministrave te rinj është kushti kryesor, nëse kjo përbërje qeveritare dëshiron që të realizojë pjesën më të madhe të programit qeveritar.
FITIM KRYEZIU
