Maqedoni

Lëshohet në përdorim autostrada Milladinoc-Shtip, Zaev: Autostrada e re fytyra e re moderne e RMV-së

06.07.2019 15:22

Zyrtarisht u lëshua në përdorim autostrada Milladinoc-Shtip në gjatësi prej 47 kilometrash...

Zyrtarisht u lëshua në përdorim autostrada Milladinoc-Shtip në gjatësi prej 47 kilometrash, për ndërtimin e së cilës janë investuar 177 miljon euro. Në hapjen solemne kryeministri Zoran Zaev, theksoi se kjo autostradë moderrne është fytyra e re moderne e Maqedonisë së Veriut. Ai njëherit theksoi se fillimi i autostradës Shkup-Bllacë dhe përfundimi i autostradës Kërçov-Ohër do të jenë nxitje e madhe për investitorët.
 
"Nëpërmjet lidhjes së re te tre çeshmet lidhet me rrugën e re Shtip-Koçani, që e shkurton rrugën për rret 20 kilometra me rajonin lindor të vendit apo për 29 deri në 25 minuta deri në disa qytete të këtij rajoni, si Shën Nikolla, Shtip, Strumic, Radovish, Koçani, Vinic, Delçevë, Pehçevo, Berovë, Makedonska Kamenica, Probishtip, dhe shum vendbanime tjera". tha Zoran Zaev, kryeministër i RVM-së.
 
 “Më lejoni të shpreh respektin më të lartë ndaj të punësuarve dhe inxhinjerëve nga të tyja palët, të cilët morën pjesë në ndërtimin e autostradës”, tha Jin Lisjen, ambasadore e Republikës Popullore të Kinës. 
 
"Si pjes e koridorit 8 pan evropian autostrada e re është e rëndësishme sidomos për lidhjen rajonale me vendet fqinje, si dhe impuls shtesë për proceset tona euro integruese", tha Goran Sugarevski, ministër i transportit.
 
Autostrada ka filluar të ndërtohet që në shkurt të vitit 2014, me kredi nga Kina ndërsa ishte paraparë që punimet të përfundojnë në mars të vitit 2017. Gjat manifestimit të sotëm u paralajmërua se rreth autostradës do të mbjellen rreth 600 mij fidane bagremi.
 
GYLTENE SINANI