Botë
Azhurohet lista e imunizimit, mjekët: Vaksinimi sjell përfitime
06.07.2019 15:55
Ka filluar vaksinimi I femijeve me dy vaksinat e reja....

Njëra kundër virusit pneumokok, dhe vaksina tjetër parandalon viriusin “ROTA”. Kjo e fundit për here të pare ka filluar të zbatohet në vendin tonë. Mjekët thonë se vaksinimi kundër virusit rota jepet në mënyrë orale në tre doza nga mosha gjashtë javëshe deri në 32 javë.
Doza e parë e vaksinës duhet të jepet para se foshnja të arrijë 15 javë, ndërsa të tre doza të vaksinës duhet të merren para se të arrijnë tetë muaj. Vaksina tjeter e cila parandalon virusin pneumokok jepet përmes gjilpërës në muskul, mbron kundër më shumë serotipeve të pneumokokeve, të cilat shoqërohen me infeksione të rënda tek fëmijët, dhe dëmtim të veshkave. Fëmija mund të marrë nga një deri në katër doza, varësisht nga mosha. Mjekët potencojnë se vaksinimi sjell vetëm përfitime tek organizmi I njeriut.
"Kemi vetëm përfitime nga vaksinimi pasiqë zvogëlohet numri I të sëmurëve nga fyti, anginës inflamatore, pneumoneve të shpeshta që shkaktohen nga pneumokoku dhe kjo vaksinë ëshstë si mbrojtje kundër këtyre sëmundjeve deri në 90% e mbron organizmin. Ndërsa vaksina kundër virusit rota për herë të parë është vendosur në kalendarin e imunizimit dhe është pesë valente. Virusi rota shkakton barkqitje dhe të vjella tek fëmijët e vegjël që mund pastaj të dehidrojnë dhe të shkaktohen edhe problem të tjera dhe kjo vaksinë I mbron pikërisht nga ky virus", tha Elizabeta Trajkovska, pediatre.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se do t’i vasksinojnë fëmijët e tyre dhe me vaksinat e reja.
"Vaksinimi është e arritur e shekullit 21 dhe duhet patjetër të vaksinohemi të gjithë dhe unë nuk jam kundër vaksinimit dhe do ta vaksinoj fëmijën tim deri sat ë rritet"...
"Duhet sigurisht të vaksinohen fëmijet", thanë qytetarët e anketuar nga TVM2.
Mjekët apelojnë deri tek prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit të imunizimit pasiqë do ti mbrojnë nga shumë sëmundje.
VLORA LATIFI TOPOJANI
