Maqedoni
Liderët e rinj të BE-së, pro integrimit të Ballkanit
06.07.2019 16:26
Struktura e re e zgjedhur në krye të institucioneve të BE-së duhet të jetë në favor të politikës ndaj Ballkanit Perëndimor....

Struktura e re e zgjedhur në krye të institucioneve të BE-së duhet të jetë në favor të politikës ndaj Ballkanit Perëndimor, thotë studiuesi nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Kërzhallovski, I cili vë theksin në kryetaren e KE-së, Ursulla Von der Leyen që vjen nga rradhët e kancelares Merkel, promotore ndaj zgjerimit të BE-së. Megjithatë, Kërzhallovski, dyshon në qëndrimin e Francës nëse do të jetë pro dhënies së datës, në tetor, duke shtuar se çfarë do vendimi të merret, negociatat me BE-në do të zgjatin më shumë se nga çka kalkulohet.
"Për mua rezultati është më i mirë me kuptimin se zgjedhja e kryearit të komisonit evropjan eshte gjermane dhe nga partia demokristiane e kancelares Merkel, që tregon mundësi për vazhdimin e politikës së kancelares në raport me zgjerimin, që në parim është më e dobishme për ne. Në anën tjetër, diskutimet për zgjedhjen sollën edhe deklaratën e Makronit që s’është e dobishme, dmth, si të bisedohet për zgjerim kur 28 vende nuk mund të merren vesh?! Mund të caktojnë datë më 31 tetor, por në realitet të jetë 1 vjet e gjysmë prejt tash, ndërsa gjithsesi bisedimet mund të zgjasin shumë më tepër ngaqë ne presim", tha Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Ndërkaq, për analistin politik Albert Musliu gjendja është më favorizuese. Ai beson se BE po lobon për ta bindur Francën për vendim pozitiv. Beson në kapacitetet e shtetit dhe gadishmëri në fillimin e bisedimeve dhe me një process të ndërlikuar dhe të vështirë në negociata.
"Unë jam optimist se akoma ka shansë Maqeodonia të merr datë për negociata dhe takimet e fundit janë në atë drejtim për tu bind parnerët evopjan, vecanërisht Franca se zgjerimi ndaj Maqedonisw dhe Shqiprisë nuk do ti ngatërrojë punët e organizimit dhe funksionimit të brendshëm të BE-së. Nga ana tjetër, a ka kapacitete? Mendoj se Maqedonia ka kapacitete për ti zhvilluar negociatat, është tjetër cështje a jemi ne si shtet gati të bëhemi shtet I BE-së? Gjithsesi se jo, prandaj edhe procesi I negociatave për antarsim është proces i gjatë dhe proces me detaje, reforma dhe me procese që janë goxha të komplikuara", tha Albert Musliu, analist politk.
Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel disa herë është prononcuar se tetori do të jetë vendimtar për dhënien e datës për bisedime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
