Maqedoni
Temperaturat e larta, kondicionerët sjellin freski, por përhapin edhe bakterje
06.07.2019 17:53
Në temperatura tejet të larta kondicionerët janë të domosdoshëm....

Në temperatura tejet të larta kondicionerët janë të domosdoshëm si në shtëpi, punë apo vetur. Por krahas freskisë kondicionerët janë edhe burim i sëmundjeve. Që të pengohet përhapja e bakterjeve është e nevojshme rregullisht të pastrohen filtrat e ventilimit, pasi nëpërmjet tyre shumohen dhe përhapen bakterjet dhe mikroorganizmat tjerë.
"Janë të kënaqur kur kanë kondicioner, por ka edhe prej atyre që kërkojnē të ndalet kondicioneri dhe të hapen dritaret"....
"Veçmë është 40 grad, tani tregon se është 35 grad, por normalisht kur I kemi këto temperature të gjithë e kërkojnë kondicionerin, dhe pastrimi i kondicionerit normalisht është I domosdoshëm"....
"Unë tani sa e pastrova kondicionerin, një pastrim në fillim dhe gjithçka në rregull"...
"Kemi kondicioner, është shum ngroht dhe ujë konsumojmë shum"...
"Nuk kemi kondicioner, por kemi ventilator", thanë qytetarët e anketuar nga TVM2.
Mjekët, thonë se kondicionerët përhapin edhe bakterje të rrezikshme. Prandaj ata apelojnë te qytetarët që gjatë ditëve me vapë të kenë kujdes nëse janë pastruar filtrat e ventilimit, por edhe çfar ushqimi konsumojnë.
"Kemi dy lloje të sēmundjeve në këtë periudhë. Njëri është më i butë dhe zgjat një javë me probleme më të vogla shëndetësore. Ndërsa i dyti është më i rëndë kur vjen deri te rritja e temperaturës, kollitja dhe në një far mënyre mund të vijë te pneumonia", tha Angellqo Andonovski, drejtor në klinikën e femijëve Kozle.
Rekomandohet konsumim i lëngjeve dhe ushqimit të lehtë.
"Këto dit kur është shum nxeht, më së miri do të ishte të përdorim ushqim sa më të lehtë si zarzavate, fruta, shalqi, tranguj, pjepra"...
"Unë konsumoj më shum sallata pasi që jam edhe I sëmur dhe kam kujdes në ushqim", thanë qytetarët e anketuar nga TVM2.
Nga ndihma e shpejtë apelojnë të shmanget puna në ambient të hapur në periudhën nga ora 10 deri në ora 17.
GYLTENE SINANI
