Foshnja vdes nga uria pasi nëna e lë vetëm në shtëpi
Një foshnje 5-muajshe ka vdekur nga uria pasi është lënë vetëm në shtëpi nga nëna e cila kishte dalë për të festuar me miqtë e saj.......

Nëna 19-vjeçare Alyona Ipatova e cila nga mediat ruse është cilësuar si ‘nëna monstër’ është arrestuar nga policia e Shën Petersburg dhe në gjykatë pranoi fajin se ka braktisur vajzën e saj 5-muajshe duke e lënë vetëm në shtëpi.
Kur doli para gjykatës nëna monstër u shpreh ‘I kërkova babait të foshnjes të vinte e të më ndihmonte që të kujdesej për vajzën tonë, jam kthyer vetëm një herë në shtëpi dhe kur pashë atë që po kujdesej për vajzën dola sërisht’ thekson Ipatova e cila kur u kthye pas disa ditësh në shtëpi ka gjetur foshnjen pa jetë.
Nga gjykata ajo mori dënimin prej 10 vitesh burgim për neglizhencë kujdesjeje ndaj fëmijës së saj.
