Maqedoni
Hekurudhat e Maqedonisë, normalizohet komunikacioni në fshatin Çerkez
06.07.2019 18:25
Komunikacioni hekurudhor në Korridorin 10 të relacionit Shkup-Kumanovë...

Komunikacioni hekurudhor në Korridorin 10 të relacionit Shkup-Kumanovë në të dyja drejtimet është normalizuar, njoftojnë nga NP Hekurudhat e Maqedonisë.
Ekipet e hekurudhave të Maqedonisë pasi kanë arritur me sukses që të largojnë vagonët, duke punuar pa ndërprerë edhe gjatë natës deri orët e hershme të mëngjesit me çka e kanë sanuar të gjithë hekurudhën ku ishte dëmtuar, thuhet në kumtesën e ndërmarrjes publike. Nga atje shtojnë se me këtë është normalizuar komunikacioni hekurudhor në të dyja drejtimet.
Komunikacioni hekurudhor ishte i ndërprerë në këtë hekurudhë për shkak një fatkeqësie që kishte ndodhur më 3 korrit, rreth orës 2 të natës, pasi treni kishte dalur nga binarët. Vlerësimi i parë jozyrtar i aksidentit ishte se vagonët kanë qenë përplot me mall. Raporti i Komisionit të posaçëm duhet të tregojë se cila është arsyeja e vërtetë për aksidentin dhe në çfarë gjendje kanë qenë binarët dhe infrastruktura e përgjithshme hekurudhore.
