Maqedoni

Parashikimi i motit

07.07.2019 12:04

Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.....

Moti në vend do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Në pjesën perëndimore të vendit do të fryjë erë në drejtim perëndimor.
 
Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë celsius ndërsa temperatura ditore nga 29 deri 39 gradë celsius.
 
Edhe në Shkup moti do të jetë me diell ku temperatura maksimale do të arrijë deri 36 gradë celsius.
 
Dy ditët e para të javës priten të jenë edhe më të nxehta, ndërsa gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.