Maqedoni
Bërns: Do të mbështes integrimin e RMV-së në NATO dhe BE
07.07.2019 12:22
Ambasadorja e re amerikane në Shkup, Kejt Bërns në një video paraqitje të sajë para marrjes së detyrës....

Ambasadorja e re amerikane në Shkup, Kejt Bërns në një video paraqitje të sajë para marrjes së detyrës shprehet e nderuar që do t’a përfaqësojë SHBA-në, ndërsa zotohet se do të punojë në përforcimin e lidhjeve mes të dy shteteve dhe do të mbështes integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.
“Tashmë 26 vite punoj si diplomate amerikane në promovimin e sigurisë, progresit, respektit të të drejtave të njeriut dhe dallimeve, sundimin e së drejtës dhe tregjet e hapura. Jam e emocionuar që këtë punë do ta vazhdoj në Maqedoninë e Veriut. E vlerësojmë guximin dhe profesionalizmin e ushtarëve tuaj dhe presim që t’u përshëndesim si anëtare e 30-të në NATO. Jam e nderuar që e kam mundësinë që ta përforcoj lidhjen mes të dy vendeve. Maqedonia e Veriut tani është në rrugën e zgjedhur drejtë NATO-s dhe BE-së. Ekipi në Ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe unë punojmë që t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut në këtë rrugë dhe të krijojmë mundësi të reja për progres përmes bashkëpunimit tonë dhe programeve për shkëmbim, korpusin e paqes dhe misionin e USAID-it. Dëshirojmë të vazhdojmë me kontributin drejtë së ardhmes tuaj positive”, thekson Bërns.
Në video porosinë e përbashkët me bashkëshortin e saj Skot Gejxh, theksojnë edhe se me padurim presin që t’i vizitojnë lokalitetet e njohura në vend, të mësojnë për historinë kulturore të pasur dhe të shumëllojshme në Maqedoninë e Veriuit. Nga Çarshia e Vjetër deri te kanioni i Matkës, Xhamia e Larme në Tetovë, Liqeni i Ohrit e të tjara. Jemi të emocionuar që do të shijojmë gjithçka që ofron vendi juaj. Presim që së bashku t’i ecim këto rrugë, porosit ambasadorja e re amerikane në Shkup Kejt Bërns.
GYLTENE SINANI
