Maqedoni

VMRO-DPMNE: Konflikt interesash në agjencinë e zbulimit

07.07.2019 14:59

VMRO-DPMNE ka akuizuar LSDM-në dhe qeverinë se po i shkatrron shërbimet, duke vënë në rrezik sigurinë e shtetit....

Njëherit nga VMRO akuzojnë drejtorin e Agjencionit për Zbulim Erolld Musliu, për eliminim politk të kuadrit, derisa pyesin presidentin Pendaropvski, a ka njohuri se bashkëshortja e Musliut është kryetare e organizatës Neksus, pjesë e së cilës ishte edhe Vasko Shutarov, i cili është emruar ndihmës i drejtorit të agjencisë.
 
"Drejtori i Agjencionit për Zbulim Erolld Musliu, i inkurajuar nga shefi i tij Pendarovski, fytyra e dytë e Zoran Zaevit, realizon eliminim politik të tër kuadrit operativ të Agjecisë. Sipas informacioneve që posedojmë në vendin e ndihmësit të tij është emruar person i cili deri tani ishte angazhuar si projekt hulumtues në organizatën joqeveritare Neksus. Një pyetje për Pendarovskin a është kryetare e kësaj organizate pikërisht bashkëshortja e Musliut dhe a ndodhet selia e organizatës Neksus në adresën e shtëpisë së Musliut dhe është formuar vetëm para dy vitesh", tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-së.
 
Kjo sipas VMRO-DPMNE-së është konflikt klasik i interesave prandaj ftojnë komisionin kudër korrupsionit të hetojnë rastin, pasi organizata jo qeveritare në fjalë ka realizuar proekte me kryetarët e komunave të LSDM-së, punon në promovimin e Pendarovskit dhe merr pjesë në punën e komisionit për luftë kundër terrorizmit. Sipas të dhënave publike kjo organizatë jo qeveritare ka marr pjesë në konkurse për proekte për parandalim të radikalizmit dhe de radikalizim të terroristëve dhe radikalsitëve fetar, thonë nga VMRO.
 
Sipas kësaj partie opozitare proektet e kësaj organizate i ka realizuar pikërisht Vasko Shutarov këshilltar i atëhershëm për terrorizëm, i cili tani është avancuar në nivel më të lartë të hierarkisë si falënderim nga Musliu. 
 
GYLTENE SINANI