BE

BE do të vendosë për vendosjen e sanskioneve të reja ndaj Rusisë

08.09.2014 11:15

Këshilli Evropian sot do të vendosë për pako të re të sanksioneve ndaj Rusisë që në masë të madhe varet nga respektimi i armëpushimit të dakorduar në Ukrainë....

Kryetari i Këshillit Evropian Herman Van Rompouj mbrëmë  deklaroi se BE do ta shqyrtojë vendimin për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë nëse armëpushimi në Ukrainë mbahet dhe fillojnë negociatat paqësore.

"Vërejtëm se Rusia është e gatshme për bisedime serioze. Armëpushimi është hap i rëndësishëm, por kjo është vetëm një hap", deklaroi Rompuj për mediat belge.

"Që ta rrisim presionin ndaj Rusisë imponuam sanksione në faza. Gjatë seancës së fundiot të KE-së atë e përshepjtuam, ndërsa do të konkretizohet javën e ardhshme. Të hënën atë zyrtarisht do ta miratojnë shefat e qeverive", theksoi Rompuj.

Sipas tij, ndërsa armëpushimi "është i përhershëm dhe nëse fillojnë negociatat paqësore", BE do të rishikojë sanksionet.

Pakoja e re e sanksioneve që të premten e konfirmuan në BE, përfshin përkufizime më të mëdha për Rusinë në tregjet për kapital, ka të bëjë në mbrojtje, ndërsa është zgjeruar edhe lista me emra të njerëzve prona e të cilëve do të bllokohet dhe të cilëve do t'u ndalohet dhënia e vizave.

Rusia paralajmlroi se do të reagojë në mënyrë përkatëse nëse vendosen sanksione të reja nga Bashkimi Evropian.