Maqedoni

Timonie: Nuk frenojmë eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut

07.07.2019 15:29

Vota e Francës për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në....

Vota e Francës për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në do të mvaret nga vlerësimi i qeverisë në Paris për agjendën reformuese 3-6-9 dhe 18, thotë ambasadori I Francës në Maqedoninë e Veriut Kristijan Timonie, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ai tha se rruga drejt BE-së është e vështirë, por Franca është përkrah Maqedonisë së Veriut në atë drejtim. Ai i mohon vërejtjet se Franca është freni i eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut dhe paralajmëron se kjo çështje do të hapet në tetor. 
 
“Ne do të hapim bisedime me partnerët tanë dhe shtetet e tjera anëtare në tetor lidhur me qershorin. Dhe këto përfundime na çojnë në hapjen e këtyre diskutimeve për të vlerësuar raportin e Komisionit në atë kohë. Nuk mund t'ju them se si do të jenë konkluzionet, sepse kjo do të diskutohet mes të gjitha shteteve anëtare. Këtu kemi çështjen e Shqipërisë, por edhe të Maqedonisë Veriore, dhe sigurisht që do të zhvillohen biseda të cilat do të mundësojnë që të mirret parasysh edhe progresi, në vendet e ndryshme. Progres që në disa vende është shqetësues dhe në disa është pozitiv, atëherë shtetet anëtare do të diskutojnë nëse ka ardhur momenti për hapjen e negociatave”, tha ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut Kristijan Timonie.
 
Në pyetjen se a mvaret fillimi i negociatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë nga dëshira e predinetit francez Emanuel Makron për reformim të BE-së, ambasadori Timonie tha se duhet të shihet konteksti, në të cilin Makron foli. Sepse ishte një moment i vështirë, i cili fatmirësisht u kapërcye nga emërimi i fytyrave të reja të Bashkimit Evropian.
 
 “Ajo ishte rast që të shohim se sistemi jonë i funksionimit është shumë i komplikuar dhe se nga kjo Evropë presim aq shumë punë, mes të cilave edhe sistemi vendosës. Ideja, të cilën ai shpesh e thotë, është që zgjerimi i BE-së, do të mund të ndodhte pasi që sistemi vendosës të jetë riformatuar, për shkak se për momentin nuk është i kënaqshëm. Mendoj se ajo vërejtje duhet të kuptohet kështu, si vërejtje për procesin vendimtar, se sa si rezistencë, të cilën ai nuk e bën, sepse ai gjithmonë thotë se vendi i Ballkanit është brenda, në një Bashkim Evropian të ripërtërirë”, tha Timonie.
 
Timonie pranon se një numër i konsiderueshëm i reformave janë zbatuar, si Komisioni për Antikoprupcion, por përsëri mbeten shumë pika të cilat duhet të tejkalohen, posaqërisht në aspektin e shtetit të së drejtës. Sidomos në aspektin e PSP-së, sepse sipas Timonie është një institucion tek i cili ka shpresa të mëdha dhe ende pritet shumë. 
 
ERSAN PAJAZITI