Maqedoni

Sezoni i verës, pakujdesia e njeriut shkaktari më i madh i zjarreve

07.07.2019 16:32

Sezoni I verës, është periudha ku zakonisht zjarfikësit kanë më shumë punë në shuarjen e zjarreve në ambiente të hapura....

Në më shumë raste zjarri shkaktohet nga gjuajtja e cigareve dhe mjeteve tjera ndezëse, kurse në të shumtën e rasteve pakujdesia e njeriut është  shkaktari më i madh i zjarreve në ambient të hapur. Në periudhën e verës, problem shtesë është edhe temperatura e lartë. 
 
 “Ende nuk kemi aktivitete në këtë periudhë edhe pse është nxehtë në këto dy javët e fundit. Pres që puna jonë në atë drejtim do të jetë pas 20 korrikut, kur fillon thatësia dhe presim që nga pakujdesia e qytetarëve të kemi gjuajtje të mbeturinave të cigareve, apo në vende të piknikut, ku presim që mund të ndodhion situata të padëshiruara, apo zjarre”, tha Vlladimir Simonovski, komendant i brigadës së zjarrfikësve
 
Për tiu treguar qytetarëve se si të përballen me zjarrin, autoritetet organizuan një akcion në Vodno.  Ato paralajmëruan përforcim të patrulave në vendet ku bëhet piknik.
 
“Patrullime të përforcuara do të ketë jashtë zonës së Qytetit të Shkupit, në daljen si dhe në shtigjet ku lëvizet për në male, do të thotë në ato vende për piknik. Ne do të kemi edhe një takim me bashkësitë lokale, pasi që bujqit në këtë periudhë të vitit i ndezin arrat e tyre, qëlllimi ynë është ti pengojmë veset e këtilla”, tha Risto Jovanovski, inspektor – SPB Shkup.
 
“Duam që të apelojmë te të gjithë qsytetarët, që të jenël sa më të kujdesshëm gjatë lëvizjes në mal dhe i lusim që mos të gjuajnë cigare dhe mjete tjera ndezëse në ambient të hapur, për shkak se ajo mund të shkakton rrezik serioz jo vetëm për shëndetin e qytetarëve, por shkakton dëm edhe të pronave të tyre”, tha Valon Saliu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit. 
 
Çdo vit, Maqedonia e Veriut humb pasuri të patundshmesi pasojë e zjarreve. Autoritetet rikujtuan se ndezja e zjarrit në male gjobitet me 500 deri në 3000 euro. 
 
ERSAN PAJAZITI