Maqedoni

Në SHA “Ekonomizimi me Ujërat”, dy muaj pa rroga, Tripunovski: Fajtor qeverisja e dobët e LSDM-së

07.07.2019 17:01

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se përderisa qeveria shpenzon para të majme për luks....

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se përderisa qeveria shpenzon para të majme për luks, të punësuarit në SHA “Ekonomizimi me Ujërat”, ka dy muaj që nuk marrin rroga. Sipas VMRO-së, fajtor për gjendjen në këtë institucion është qeverisja e dobët e LSDM-së. 
 
 “Në vend që dikush të mbaj përgjegjësi, ato harxhojnë para të shtetit për kokteje, në kohën kur  të punësuarit në SHA “Ekonomizimi me Ujërat” nuk marrin rrogë tashmë dy muaj. Pyesim se si ndjeheni zoti Zaev kur ju së bashku me Nikollovskin dhe ministrin e tij Dimkovski, pini verë dhe bëni luks, ndërsa 500 familje nuk kanë para për bukë. A nuk është kjo e turpshme dhe johumane”, tha Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Zgjidhim problemet e trashëguara nga VMRO 
 
Por nga LSDM kundërpërgjigjen se pikërisht VMRO-DPMNE është fajtor I drejtëpërdrejtë për gjendjen në SHA “Ekonomizimi me Ujërat”. Sipas LSDM-së, qeveria e tanishme vazhdon të zgjidh problemet e trashëguara nga VMRO-DPMNE. 
 
“Menaxhimi i dobët i vendosur nga VMRO-DPMNE është arsyeja për gjendjen e dobët dhe e borxheve të SHA “Еkonomizimi me Ujërat”. Përkundër, sjelljes injoruese të VMRO-DPMNE-së me SHA “Ekonomizimi me Ujërat” dhe orientimit të tyre të vetëm për krim, provizione dhe pasuri, LSDM i zgjidh problemet e trashëguara. Qeveria e udhëhequr nga LSDM, së bashku me ministrinë përkatëse dhe institucionet kompetente kanë njohur problemin dhe punojnë intenzivisht në riorganizimin dhe konsolidimin e SHA “Ekonomizimi me Ujërat”, në mënyrë që ujitja e fushave në gjithë shtetin të zhvillohet pa probleme.”, thuhet në reagimin e LSDM-së. 
 
ERSAN PAJAZITI