Kulturë
Takimet poetike ndërkombëtare “Hyjnesha Ilire Thana”
07.07.2019 17:39
Manifestimin e gjashtë me radhë “Hyjnesha Ilire Thana”, e shpalli të hapur kryetari i Klubit...

Manifestimin e gjashtë me radhë “Hyjnesha Ilire Thana”, e shpalli të hapur kryetari i Klubit të shkrimtarëve “Penestia” Adem Xheladini i cili pasi i përshëndeti krijuesit dhe dashamirët e fjalës së shkruar, potencoi se Kërçova edhe sivjet arrijti ti mbledhë bashkë krijuesit e të gjitha hapësirave shqiptare dhe të diasporës, për të sjellë këtu pjesë të bukura të krijimtarisë së tyre poetike,
Ky eveniment me traditën e tij të organizimit krijon afërsinë e duhur në mes të krijuesve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar, shprehen poetët që morën pjesë në takimet poetike që kësaj radhe u mbajtën në ambientet e bukura të Shtëpisë së Arteve në Knezhinë të Kërçovës.
Në mbrëmjen e fundit të këtij manifestimi tradicional që mbështetet nga komuna e Kërçovës, u promovua Antologjia “Hyjnesha Thana” me krijimet e mbi 60 autorëve, si dhe 9 tituj të tjerë për të cilët folën recenzentët dhe redaktorët e tyre.
Në kuadër të këtij manifestimi Poetët pjesëmarrës vizituan Qendrën memoriale “Nëna shqiptare” në Zajaz, tylben e Cërvicës dhe varrin e pishtarit të arsimit shqip Pertef Therepeli në fshatin Jagoll.
SHABAN DALIPI
