Botë

Shqipëria anulon pjesëmarrjen në Samitin e SEECP, shkas Kosova

07.07.2019 18:11

Qeveria shqiptare nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore...

Qeveria shqiptare nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore i cili do të zhvillohet të hënën në Bosnjë Hercegovinë. Vendimi është njoftuar nga ministri i Jashtem në Detyrë Gent Cakaj dhe shkak është bërë trajtimi që vendi organizator i ka bërë Kosovës. Për shkak se Bosnjë Hercegovina nuk e njeh shtetin e Kosovës presidenti i republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Bexhet Pacolli janë ftuar pa asnjë referencë në lidhje me detyrat që ata mbajnë në Kosovë. 
 
“Shqiperia anullon pjesmarrjen në samitin e SEECP në shenjë solidariteti me Kosovën. Trajtimi I saj nga organizatorët është I papranueshëm dhe shkon kundër qëllimit për të krijuar një atmosferë besimi, marredhenie të fqinjësisë së mirë dhe stabiliteti. Nuk ka bashkepunim pa trajtim te barabarte”, tha ministri i Jashtem në Detyrë Gent Cakaj.
 
Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që do të mbahet në Bosnje Hercegovinë shënonte momentin e marrjes së presidences së këtij procesi nga Kosova. Ky samit do të zhvillojë punimet përgjatë dy ditëve; të hënën do të jetë takimi i ministrave të jashtëm dhe të martën takimi i presidentëve. Por nese presidenti I Kosovës Hashim Thaçi dhe qeveria shqiptare e kanë refuzuar ftesën për të qenë pjese e samitit te Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore; presidenti i republikes Ilir Meta do të shkojë në këtë samit. 
 
Burime nga presidenca bëjnë me dije se kryetari i shtetit do të jetë të martën në Sarajeve për te qenë pjesë e mbledhjes se SEECP.