Maqedoni

Xhaferi takon kongresistin amerikan Eliot Engel

07.07.2019 18:20

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi takoi kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA, Eliot Engel....

Xhaferi pasi i uroi marrjen e funksionit të kryesuesit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA falënderoi Eliot Engel edhe për  për rolin dhe kontributin e tij të rëndësishëm, në prosperitetin e rajonit dhe suksesin tonë në integrimin në NATO. Kryeparlamentari Xhaferi i falënderoi edhe për letrën me të cilën ai dhe kongresmeni Majkl Mekol i janë drejtuar Sekretarit shtetëror të SHBA-ve Majk Pompeo për mbështetjen e vendi tonë në procesin e eurointegrimeve.
 
Ndërkohë kongresmeni amerikan Eliot Engel përsëriti mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për anëtarësimin në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast uroi për përcaktimin e shtetit tonë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për guximin e demonstruar gjatë marrjes së vendimeve të vërteta në drejtim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë në nivelin më të lartë prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.