KOSOVË

Kosova 3 muaj pa institucione

08.09.2014 11:43

Kosova ka 3 muaj që ka zhvilluar zgjedhjet dhe akoma nuk ka themeluar institucionet e saj....

Të premten që vjen, më 12 shtator Kuvendi do të mblidhet sërish për të vijuar me mbledhjen e 17 korrikut, ku dhe pritet zgjedhja e kryetarit tëKuvendit dhe Kryesia.

Përballë njëra-tjetrës është PDK-ja, partia me më shumë vota, ndërsa nga ana tjetër, koalicioni LAN, i cili ka më tepër numra në Kuvend. PDK-ja e ka të drejtën ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, kjo e vendosur nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Në rast se nuk e zgjedh ky subjekt dhe po ashtu as koalicioni opozitar, vendi mund të drejtohet drejt zgjedhjeve të reja.