Botë

Papa: “Korridore humanitare” për shpëtimin e migrantëve

07.07.2019 18:59

Papa Françesku ka bërë thirrje për hapjen e “korridoreve humanitare”, që do të ndihmonin në shpëtimin e migrantëve....

Këto komente të Papës vijnë pasi javën e kaluar, nga një sulm ajror në Libi, u vranë dhjetëra persona në një qendër ndalimi. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të pranojë incidente kaq të rënda.  Shpresoj që do të krijohen korridore humanitare për migrantët, që më së shumti kanë nevojë, tha Papa, gjatë fjalimit të tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Të paktën 53 migrantë u vranë të martën mbrëma, pasi qendra e ndalimit ku ata gjendeshin, në periferi të Tripolit, ishte cak i sulmeve ajrore.
 
Tritoli ka fajësuar për këtë sulm forcat besnike të komandantit libian Khalifa Haftar, forca këto që kontrollojnë pjesët lindore të Libisë. Agjencitë e OKB-së dhe grupet humanitare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mbajtjen e mijëra migrantëve dhe refugjatëve në qendra të ndalimit, që gjenden në afërsi të vatrave të luftës në kryeqytetin libian.