Greqi, Demokracia e Re fituese e zgjedhjeve

08.07.2019 10:54

Partia e djathtë, “Demokracia e Re” është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi...

Partia e djathtë, “Demokracia e Re” është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi ku fitoi numër të mjaftueshëm të votave dhe 158 deputetë që të formojë qeveri njëpartiake.

Me numërimin e 81,9% të votave, sipas të dhënave zyrtare të MBP-së greke, Demokracia e Re është e para me 72%, gjegjësisht 8,13% më shumë se SYRIZA, ndërsa befasi në zgjedhje është ajo që Agimi i Artë,  e cila nuk arrin kufirin e nevojshëm prej 3% për të hyrë në Parlament.

Alexis Tsipras ka  pranuar humbjen përballë kundërshtarit të tij, të cilit ia ka uruar fitoren. Tsipras ka përshëndetur për herë të fundit si Kryeministër në detyrë qytetarët grek duke thënë se respekton vendimin që ata kanë marrë.