Derivatet e naftës me çmime të reja

08.07.2019 13:37

Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë vijnë me çmime të reja....

Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë vijnë me çmime të reja. Kështu benzina do të shtrenjtohet për gjysmë denari, teksa për të njëjtin çmim do të lirohet nafta.

Çmimet e reja të EUROSUPER BS- 95 do të shiten për 69 denarë për litër, derisa Eurosuper BS-98 do të shitet për 71 denarë.

Një litër dizel EURODIZEL (DEV) do të shitet për 61 denarë për litër, derisa çmimi i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë 50,50 denarë për litër.