Botë

“Terminatori” i Kongos shpallet fajtor për krime lufte

08.07.2019 14:53

Ish-udhëheqësi i rebelëve në Kongo, Bosco Ntaganda, u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit....

Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime thanë se forcat besnike të tij u kanë nxjerrë zorrët foshnjave dhe u kanë thyer kokat.
 
Në total, Ntaganda, me nofkën “Terminator”, u shpall fajtor për 18 akuza, përfshirë vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorimin e fëmijëve si ushtarë. Ai është personi i parë që shpallet fajtor për skllavëri seksuale nga gjykata në Hagë.
 
Avokatët e tij thanë se Ntaganda, 45 vjeç, ishte viktimë pasi ishte rekrutuar si një fëmijë ushtar. Por, sipas prokurorëve, ai ka mbikëqyrur masakrimin e civilëve nga ushtarët e tij në rajonin Ituri të Kongos, në vitet 2002 dhe 2003.
 
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, më shumë se 60.000 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës në rajon në vitin 1999, ku milicitë luftojnë njëra-tjetrën për kontrollin e burimeve të pakta minerale. Ntaganda u dorëzua në ambasadën amerikane në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 2013. /REL