BEKIM BALAJ

Balaj: Golin ua dedikoj familjes dhe të gjithë shqiptarëve

08.09.2014 12:43

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj golin e shënuar në fitoren ndaj Portugalisë i’a ka dedikuar të gjithë shqiptarëve.....

Balaj shënoi në minutën e 52’ që  njëherësh doli të jetë dhe goli i fitores në këtë takim.

“Kemi bërë fillimin më të mirë të mundur, pasi kemi marrë tre pikë në një ndeshje shumë të rëndësishme”.

“Golin e shënova falë një goditjeje të mirë me të djathtën. Atë i’a dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”, ishin fjalët e sulmuesit pas fitores.