INDI

“Përmbytet” India, ushtria në shpëtim të njerëzve

08.09.2014 13:00

Armata është përfshirë në aksionet e shpëtimit në Kashmit të Indisë pasi numri i vdekjeve nga vërshimet arriti në 175 persona.

Shumë shtëpi, rrugë , shkolla e spitale janë përmbytur tërësisht pas daljes nga shtrati të lumit Jelum.

2500 fshatra janë mbuluar  tërësisht nga uji .  Mijra njerëz presin nëpër çatitë e shtëpivë te tyre , ekipet e shpëtimit.

“Isha në mes të ujit tanimë 4 ditë. Erdhën ushtarët e më shpëtuan . Niveli i ujit ishte shumë i lartë. I jam mirnjohës ushtarëve që jam gjallë”, thotë Haji Mohammmed Shafi.

Edhe rrugët kryesore, si kjo që lidh Shrinagarin me aeroportin ndërkombëtar, janë tërësisht nën ujë, dhe kjo vështirëson operacionet e shpëtimit. Më i rezikuar është rajoni Ponç.

22 helikopterë dhe 4 avionë të vegjël po marin pjesë në aksionin e shpëtimit të njerëzve dhe shpërndarjes së ndihmave. Në aksion janë përfshirë edhe 120 njësite ushtarake dhe 8 njësite të rezervistëve.

Pëmbytje edhe në Pakistanin fqinj. Dje autoritetet zyrtarisht njoftuan për 143 të vdekur. (Valide Limani, TVM2)