Sërish mungesa në seancë, gjykimi për lëndën “Talir” të PSP-së assesi të fillojë

09.07.2019 15:26

Është anuluar për më 12 shtator gjykimi për financim joligjor të partisë VMRO-DPMNE...

Është anuluar për më 12 shtator gjykimi për financim joligjor të partisë VMRO-DPMNE, që gjykohet pas akuzave të PSP-së në rastin e njohur për opinionin si “Talir”.

Kësaj radhe shtyrja u bë për mungesë me arsyetim mjekësor të njërit nga anëtarët e jurisë.

Në sallën gjyqësore të pranishëm ishin të akuzuarit, Mile Janakieski, që u soll me përcjellje nga burgu ku gjendet në paraburgim, edhe përkundër faktit që i njëjti tashmë disa ditë është në grevë urie. Ishin në sallë edhe të akuzuarit e tjerë, Kiril Bozhinovski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristoski.

Ish kryeministri Gruevski gjykohet në mungesë. Edhe pse seanca e parë gjyqësore për rastin “Talir” u mbajt më 18 shkurt të këtij viti, procesi gjyqësor assesi të fillojë as pas 5 muajsh, pasi në vazhdimësi mungon ndonjëri nga të akuzuarit, ndonjëri nga anëtarët e Këshillit gjyqësor apo anëtarët e jurisë, për shkak të ndërrimit të avokatëve dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, por edhe për shkak të kërkesës për interpretim autentik të  paragrafit të Ligjit për PSP-në.

Sipas aktakuzës së Speciales, të akuzuarit në mënyrë joligjore kanë marrë së paku 4,6 milion euro për partinë, e më pas kanë bërë që të njëjtat para të dërgohen në xhirollogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm. Gruevski, Bozhinovski dhe Janakieski akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash, Dimovski dhe Ristovski akuzohen vetëm për larje parash. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik, akuzohet dhe partia  VMRO-DPMNE. Elizabeta Çingarovska ka pranuar tashmë fajin dhe u dënua me burg me kusht për dy vite, me kusht që në pesë vitet e ardhshme të mos bëjë ndonjë vepër tjetër penale. (Leunora Kaliqi, TVM2)