Liga Arabe me rezolutë kundër ISIL
Ministrat e jashtëm arabë kanë rënë dakord për të aktivizuar nje marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes për të luftuar kërcënimin e grupeve ekstremiste, duke përfshirë të vetë-vetëquajturin "Shteti Islamik".......

"Rezultati më i rëndësishëm i mbledhjes është rezoluta për mbrojtjen e sigurisë kombëtare arabe," tha shefi i Lidhjes Arabe Nabil al-Arabi në një konferencë shtypi të dielën, duke lexuar komunikatën e një takimi që u mbajt për 10 orë në selinë e Kairos.
"Vendet arabe kanë vendosur të marrin në konsideratë cfarëdo veprimi ushtarak për çdo shtet anëtar, si një sulm ndaj të gjitha shteteve arabe, dhe ranë dakord për të aktivizuar marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes," - tha ai.
Al-Arabi theksoi se, megjithatë, ministrat e jashtëm nuk kanë marrë ndonjë vendim ushtarak ", por dera mbetet e hapur për këtë."
Ai tha se diplomatët e lartë diskutuan të gjitha rreziqet për sigurinë kombëtare arabe.
"Ata ranë dakord të ngriten kundër të gjitha grupeve terroriste dhe ekstremiste, duke përfshirë Shtetin Islam në Irak dhe Levant (Isil).
Në komunikatën e tyre, ministrat bënë thirrje për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve anëtare të Ligës Arabe për të luftuar terrorin dhe kërcënimin e të vetquajturit shtetit islam.
