Maqedoni
Arsimi profesional, tre qendra rajonale për rikualifikim e trajnim
09.07.2019 15:38
Në shërbim të nxënësve dhe qytetarëve për kualifikim dhe rikualifikim parashihen të hapen tre qendra rajonale....

Në shërbim të nxënësve dhe qytetarëve për kualifikim dhe rikualifikim parashihen të hapen tre qendra rajonale për arsim profesional dhe për trajnim në rajonin e Pollogut, rajonin verilindor dhe atë perëndimor. MASh intensivisht po punon në promovimin e beneficioneve të arsimimit profesional, vlerësoi ministri i Arsimit, Arbër Ademi. Funksionimi i qendrave do të sigurohet nga mjetet e fondeve IPA 2 dhe së shpejti pritet që qendrat të funksionojnë.
“Hapja, themelimi dhe funksionimi i vetë qendrave është me mjetet nga IPA2 dhe të gjitha aktivitetet që janë në kuadër të programit 2017, do të ndërmerren me buxhetin e paraparë për fillimin e procedurave dhe së shpejti të njëjtat do të vendosen”,- tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Reformat në Arsim, Ademi: Reforma esenciale, jo kozmetike
Ministri Ademi po ashtu theksoi se nuk është i interesuar për reforma makijazhi, por për reforma esenciale. Në draft ligjet që janë në debat publik, sipas tij, veç më janë inkorporuar të gjitha rekomandimet e OECD-së dhe UNICEF-it për përmirësimin e gjendjes në arsim. Me delegacionin nga BE dhe Komisionin Evropian po punohet intensivisht edhe për gjetjen e mundësive për një arsimim në përputhje me nevojat e tregut të punës.
“Këto qendra rajonale paraqesin mundësi për të përmirësuar cilësinë në shkollimin e mesëm profesional dhe po ashtu parashihet që të njëjtat do të ndikojnë që punëdhënësve t’u sigurohet cilësi më e madhe nga kuadrot e diplomuar dhe bashkëpunimi i vet qendrave rajonale nga tërë rajonet parashihet të përmirësojë nevojat e industrisë”,- tha Xhulian Stenli nga ETF.
Sa i përket letrës publike të inspektorit Ilievski, ku akuzon pikërisht ministrin Ademi që të mos dorëzohen vërejtjet nga mbikëqyrja inspektorale në Universitetin e Tetovës, Ademi i inkurajon të gjitha institucionet të respektojnë rregullat ligjore.
FLUTURA LATIFI
