Mickovski: Zaev të japë dorëheqje, qeveri teknike e zgjedhje

09.07.2019 16:37

Kreu i VMRO-DPMNE-së vlerëson se biseda e kryeministrit Zaev me komedianët rusë....

Kreu i VMRO-DPMNE-së vlerëson se biseda e kryeministrit Zaev me komedianët rusë tregoi fytyrën e vërtetë të një qeverie që nuk di të drejtojë me shtetin. Mickovski kërkon dorëheqjen e Zaevit, formimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme në afat prej 100 ditësh.

“Pas një skandali të tillë, kërkim-falja e vërtetë është dorëheqja dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Maqedonisë i duhet qeveri dhe njerëz të cilët në mënyrë të shpejt do ta drejtojnë shtetin në trasenë e duhur dhe do ta përfundonin të ashtuquajturën “maratonë” për t’u bërë pjesë e BE-së. Eja të ulemi, që sot t’i mbledhim deputetët, çdo kryetar partie, e të merremi vesh për qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

MILLOSHOVSKI: BISEDA, SKANDAL SERIOZ DIPLOMATIK

Për ish ministrin e jashtëm, Antonio Milloshovski, bisedat telefonike të publikuara në Youtube janë skandal serioz diplomatik.

“Personi më përgjegjës për këtë skandal është kryeministri, Zoran Zaev, por jo më pak përgjegjës janë edhe ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, dhe këshilltari diplomatik i kryeministrit, Dane Talevski. Nuk mundet  të ndodh tri herë rresht, në gusht të 2018, janar të 2019 dhe prill të 2019, që të bëni “bisedë” me një kryetar të rrejshëm të Ukrainës, kjo do të thotë se është zhvilluar besim i ndërsjellë dhe kjo sjell në zbulim të  informacioneve të ndjeshme”,- tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Për VMRO-në është e papranueshme që skandale të tilla vazhdojnë të mbulohen me një kërkim falje nga ana e kryeministrit. (Gazmend Rexhepi, TVM2)