Maqedoni
Përkeqësohet moti nga e mërkura, cikloni “Gloria” do të sjellë shi dhe breshër
09.07.2019 17:04
Pas disa ditëve me temperatura përvëluese deri në 40 gradë celsius, sinoptikanët për të mërkurën paralajmërojnë ulje të temperaturave dhe përkeqësim të motit...

Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se për shkak të përplasjes së dy rrymave, e nxehtë dhe e ftohtë, një ciklon “Gloria” do të sjellë destabilizim të motit të mërkurën, ku një pjesë e madhe e vendit do të përfshihet nga moti i keq me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullimave, si dhe erë me shpejtësi prej 80 kilometra në orë dhe reshje të shiut prej 30 litra për metër katror.
“Gjatë ditës së nesërme, rajoni ynë do të përfshihet nga aktivitete ciklonike me lagështi dhe masë jostabile të ajrit nga mediterani. Gjatë ditës do të mbretërojë mot i ndryshueshëm me reshje të shpeshta të shiut të ndjekura me bubullima. Në disa pjesë do të ketë edhe reshje të breshrit dhe sasi më të madhe të reshjeve deri në 30 litra për metër katror. Do të fryjë edhe erë e fuqishme e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave të cilat të mërkurën do të jenë prej 25 deri më 31 gradë. Edhe në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, jostabil dhe me reshje të kohëpaskohshme që në disa raste do të jenë më intensive”,- tha sinoptikania, Ivana Petroviq.
Sipas sinoptikanëve, edhe fusha e Shkupit do të kaplohet nga moti i keq, me erë dhe reshje të breshrit. Temperaturat e ditës në kryeqendër do të arrijnë deri në 27 gradë celsius.
GYLTENE SINANI
