Maqedoni

40 ditë punime në urën “Goce Dellçev”, Shilegov: Po nuk u riparua, ura do të rrënohet

09.07.2019 17:26

Autoritetet e Shkupit po punojnë për përmirësimin e infrastrukturës.....

40 ditë do të zgjasë rikonstruimi i urës “Goce Dellcev”, me  regjim të përkohshëm trafiku në dy drejtimet e urës. Kreu i Shkupit fton qytetarët për mirëkuptim për trafikun e rënduar, sepse nëse nuk punohet në urë, ajo rrezikon shkatërrimin. 
 
“Bëhet fjalë për një dilatim që nuk është kryer për më shumë se 13 vjet. Ose do të duhet të përballojmë 40 ditë që të kemi një bllokim të trafikut, ose ura “Goce Dellçev” do të rrënohet. Është koha e verës, ka më pak turma në trafik dhe është koha e duhur të  kryejmë këtë dilatim”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Ndotja e ajrit, automjete hibride dhe trotinete për administratën
 
Qyteti i Shkupit, ndërkohë, është furnizuar me 6 automjete hibride që ndotin më pak ajrin. Sipas kreut të kryeqendrës, administrata e qytetit duhet të jetë stimuluese e mënyrës ekologjike të jetesës.
 
“Qyteti i Shkupit për nevojat e administratës së qytetit u furnizua me 6 automjete hibride të llojit “Tojota Jaris”, me një shumë prej 6.3 milion denarë, duke përfshirë TVSh-në, me çka e restaurojmë   parkun e vjetër të makinave të administratës së qytetit”,- u shpreh kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Vazhdojnë në këtë drejtim edhe subvencionet për trotinetë elektrikë. Do të sigurojnë trotinete elektrikë si për relacionet e shkurta që do t’i kenë radarët komunalë, inspektorët dhe pjesa tjetër e administratës.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI