Maqedoni
Janakiveski vazhdon grevën e urisë, Zaev: Nuk mund të ndikoj në vendimet gjyqësore
09.07.2019 17:38
Për të 10 ditën me radhë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski...

Për të 10 ditën me radhë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, vazhdon grevën e urisë në repartin e hetuesisë në Shutkë, ku gjendet në paraburgim. Ditëve të fundit familjarët e Janakiveskit denoncuan se ai pranon vetëm ujë për të pirë dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Pas raportimeve për situatën e krijuar, keqardhje shprehu vetë kreu i ekzekutivit. Por, i pyetur nëse do të intervenojë, Zaev theksoi se nuk e ka ndërmend të ndikojë në vendimet gjyqësore.
“Unë isha ndër ata njerëz të cilët luftuan kundër regjimit. Nuk do të bëj asgjë që do nënkuptojë intervenim në gjyqësi, por do ta përsëris atë e cila është ndjenjë dhe shpeshherë e kam thënë, unë jam kundër paraburgimit. Hapur apeloj, paraburgimi të shqiptohet si masa e fundit, pasi ashtu është e paraparë edhe me ligjin tonë, praktika është shumë e keq, e dimë nga kush është nisur. Më vjen keq që po shfrytëzohet paraburgimi pasi eksitojnë mekanizma tjerë për të siguruar të dyshuarin apo të akuzuarin”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
TVM2 gjatë ditës ka tentuar disa herë të marrë informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të Janakievskit, por edhe përkundër thirrjeve dhe Sms porosive të shumta, nga burgu i Shutkës ishin të pakapshëm për t’u prononcuar rreth rastit.
ZEKIRJA MEXHITI
