Maqedoni
Shkatërrohen armët dhe droga e konfiskuar, Spasovski: Efikasiteti i policisë po rritet
09.07.2019 17:51
Në fabrikën “Euronikel” në Kavadar, u shkatërruan të gjitha armët dhe sasitë e drogës të konfiskuara nga MPB....

Sipas ministrit të brendshëm, Oliver Spasovskit, Agjencia për menaxhimin e pasurive të konfiskuara duhet të kthehet në një institucion të modernizuar dhe efikas.
“Me rastin e 9 korrikut, Ditës Ndërkombëtare për Shkatërrimin e Armëve, organizuam një aksion të përbashkët së bashku me Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara dhe me “Euronikel” për shkatërrimin e drogës dhe armëve të konfiskuara nga ana e Ministrisë së Brendshme. Kjo tendencë po rritet sa i përket efektivitetit të policisë së Maqedonisë së Veriut, në zbulimin e armëve ilegale dhe trafikimit të drogës”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
SEDAT SELIMI
