Botë

Greqi, qeveria e re e Mitsotakisit jep betimin

09.07.2019 18:09

Qeveria e re në Greqi, e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis, mori detyrën...

Ceremonia e inaugurimit të kabinetit të ri qeveritar u zhvillua në mesditë, në pallatin presidencial. Qeveria e re greke përbëhet nga 17 dikastere, e ka në total 51 ministra dhe zëvendësministra.
 
Zëvendëskryeministër është krahu i djathtë i Mitsotakisit, Panagiotis Pikromenos. Në postin e ministrit të Jashtëm është emëruar Nikos Dendias, që ka qenë ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-ministër i Drejtësisë. Gjermania pret që qeveria e re greke të ketë rol konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Maqedoninë e  Veriut. 
 
Marrëveshja e Prespës, Mickovski: Të rinegociojmë pozicionet e humbura
 
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefen Seibert, përkujton fqinjin tonë se marrëveshja e Prespës është një arritje që mundësoi normalizimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, dhe sinqerisht shpreson se qeveria e re greke në mënyrë konstruktive do të marrë pjesë në këtë proces pozitiv. Edhe kreu i opozitës në Maqedoninë e Veriut, Hristian Mickovski, pret se si do të veprojë kryeministri i ri grek me Marrëveshjen e Prespës, që për VMRO-në vazhdon të mbetet marrëveshje kapitulluese. 
 
“Duhet të presim koha të kalojë dhe të shohim se atë që ka premtuar Micotakis,  a do ta realizojë për qytetarët e fqinjit tonë jugor. Ne jemi këtu për të rinegociuar dhe t’i kthejmë pozicionet e humbura. Unë jam i gatshëm të flas me secilin, nuk kam dilema. Unë jam në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase dhe interesave të shtetit maqedonas dhe nuk tërhiqem nga ajo pikë”.,- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Teksa Mickovski pret kthimin eventual të partisë së tij në pushtet për të rinegociuar marrëveshjen me Greqinë, kabineti i ri grek mban të mërkurën mbledhjen e parë të tij. Kryeministri i ri, Mitsotakis, tashmë e ka bërë të qartë se Marrëveshja e Prespës është e pamundur të anulohet. 
 
GAZMEND KURTISHI