Botë

Uashingtoni nën ujë, rrugët dhe sheshet kthehen në liqene

09.07.2019 19:10

Uashingtoni është mbuluar aktualisht nga uji, një situatë që mediat atje e kanë përshkruar si zbarkim në disa orë nga qielli të reshjeve të një muaji....

Reshjet e mëdha të shiut të rëna gjatë natës bënë që rrugët, lagjet dhe sheshet kryesore të shndërrohen në liqene. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë automjete që lundrojnë në ujë, gjë që ka detyruar shoferët të hipin mbi makina për të shpëtuar.
 
Ujërat e rrëmbyeshëm e bënë të pamundur ndërhyrjen e ndihmës së shpejtë, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Qarkullimi është bllokuar, vërshimet kanë rrëzuar edhe pemë. Në shumë zona ka ndërprerje të energjisë elektrike. Trenat e udhëtarëve në Virxhinia dhe Maryland njoftuan pezullimin e linjave për disa orë. Aktualisht situata është qetësuar, por nuk është larguar frika e banorëve nga përmbytjet që në pak orë mbuluan qytetin me ujë.