SHBA-MAQEDONI

SHBA : Do ju ndihmojmë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe gjithpërfshirjen multietnike

08.09.2014 13:12

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Republikën e Maqedonisë në 23 vjetorin e pavarësisë......

Në urimin e  sekretarit të SHBA-ve, John Kerry potencohet mes të tjerash se popullata shumëetnike e Maqedonisë është burim fuqie që vazhdon të ofrojë ide, energji, dhe motivim për të lëvizur Maqedoninë dhe rajonin përpara.

“Shtetet e Bashkuara me krenari kanë mbështetur zhvillimin dhe tranzicionin e Maqedonisë gjatë 23 viteve të kaluara.Ne vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për t’i ndihmuar Maqedonisë të përforcojë sundimin e ligjit, të promovojë lirinë e mediave, dhe të ndërtojë baza të fuqishme demokratike për shoqëri gjithëpërfshirëse, multietnike. Ne përgëzojmë qytetarët e Maqedonisë për të gjitha të arriturat që nga pavarësia juaj. Ne zotohemi të vazhdojmë punën tonë të përbashkët drejt një ardhmërie demokratike, të sigurtë dhe përparimtare", thuhet në fund të urimit të sekretarit të SHBA-ve, John Kerry që dërgohet nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.