Gjykata Penale, gjykimi për "Trajektoren" shtyhet për më 3 shtator
Gjykimi për zgjedhjen e një kompanie për ndërtimin e autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër...

Gjykimi për zgjedhjen e një kompanie për ndërtimin e autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, "Trajektorja" e PSP – së, shtyhet për më 3 shtator për shkak të mungesës së një eksperti. Gjykatësi, Goran Boshevski, fillimisht bëri me dije se eksperti ka njoftuar opinionin, por nuk e ka informuar gjykatën se është në pushime.
Prokurorja, Lile Stefanovska, nga PSP- ja, tha se eksperti i ka informuar dhe nuk e di pse ai nuk e ka informuar gjykatën.
Rasti "Trajektorja" i PSP-së gjendet në procedure dëshmuese dhe të akuzuarit për këtë rast janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevaki, i cili është gjykuar në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili është në paraburgim, ish-zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski, dhe ish-drejtori i rrugëve shtetërore, Ljupço Georgievski.
Sipas aktakuzës së PPS-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë i kanë shkaktuar dëm buxhetit me së paku 155 milionë euro.
