Analistët: Pas 23 viteve, vendi ende ballafaqohet me sfida
Maqedonia e feston 23 vjetorin e pavarësisë jo vetëm pa zgjedhur pengesën kryesore për integrimin eroatlantik, kontestin e emrity me Greqinë, por edhe me një listë gjërash për të zgjidhur.......

Sipas analistit Arsim Sinani, edhe pas kaqë viteve pavarësi, përvec krizës së emrit , pa zgjidhjen e të cilës nuk mund të anëtarësohemi në BE dhe NATO, vendit i janë shtuar edhe kriza politike mes pushtetit dhe opozitës, kriza ekonomike dhe së fundmi edhe problematika e re e paraqitur në Samitin e fundit të NATO ku Shqipëria paralajmëroi se Maqedonia pa implementuar tërësisht MO-në nuk mund të anëtarësohet në NATO.
“Nëse e shikojmë Maqedoninë me shtetet e ish-Jugosllavisë, maqedonia mbetet e fundit, mbetet larg malit të zi, larg, serbisë, në anën tjetër më Kroacia iku është pjesë e BE edhe në raport me fqinjin e saj Shqipërinë, Maqedonia mbetet larg për shak se tashmë Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s dhe me një këmbë u hapën edhe negociatat për aderim në BE, do të thotë në Ballkanin perëndimor Maqedonia mbetet e fundit bashkë me BiH-në”, thotë analisti Arsim Sinani.
Profesori universitar Mersel Bilalli, thotë se marrëdhëniet ndëretnike cdo ditë e më shumë po përkeqësohen, madje sipas tij , nga lideri i dikurshëm rajonal, Maqedonia është shndërruar në një pikë të zezë të ballkanit perëndimor. Sipas tij , vendi stagnon në planin ekonomik e social, gjithashtu edhe liria e gjyqësorit dhe e mediave, janë kthyer në një problem shqetësues thotë Bilalli.
“Maqedonia prej pozicioni ku praktikisht ishte lider si për zhvillim dhe integrim tani është shndërruar në pikë të zezë të Ballkanit me potencial serioz që të infekton të gjithë rajonin. Kapaciteti demokratik është i cunguar dhe kjo u konstatua edhe në konkluzionet e samitit të NATO-s, mediat janë po ashtu një segment i ndjeshëm i cili fatkeqësisht vazhdojnë të shndërrohen në servis të perosnave të cilët e kanë privatizuar pushtetin, dhe gjyqësia është shndërruar në segment të eliminimit të qytetarve dhe mbrojtjen e interesave të strukturave që u takojnë nëntokës. Maqedonia në rajon duhej praktikisht të jetë shteti i dytë pas Sllovenisë, ajo tani është praktikisht i fundit, me gjasa që të jetë burim serioz i destabilizimit të gjithë rajonit” - thotë Bilalli.
Analistët vlerësojnë se ky 23 vjetori i pavarësisë e gjen Maqedoninë me dy etnitetet më të mëdha që cdo ditë e më shumë po e humbin besimin mes tyre. Sipas tyre në këtë humbje të besimit ndikon ekskluzivisht politika provokuese e pushtetit.
Këtë analistët e mbështesin edhe në vendosjen pak orë para fillimit të festimeve të pavarësisë, të 5 përmendoreve të reja të heronjve maqedonas, në një kohë kur qeveria vazhdon të “harrojë” vendosjen e figurave shqiptare në projektin Shkupi 2014, të cilat sadopak do ta zbusnin karakterin monoetnik të të gjithë projektit dhe do të bënin që shqiptarët të ndjehen sadopak të rëndësishëm në shtetin ku jetojnë. (Mefail Ismaili, TVM2)
