Ministria e Mbrojtjes, konkurs për pilotë ushtarakë
Në Ministrinë e Mbrojtjes në rrjedhë e sipër është konkursi për trajnimin e kandidatëve për pilotë ushtarakë...

Në Ministrinë e Mbrojtjes në rrjedhë e sipër është konkursi për trajnimin e kandidatëve për pilotë ushtarakë. Konkursi për trajnim të pilotëve do të jetë i hapur deri më 1 gusht, ndërsa mund të konkurrojnë personat që janë shtetas të RMV-së, jo më të vjetër se 28 vjeç dhe të kenë të kryer studimet me më së paku 180 kredi.
“Të gjithë të rinjtë, vajzat dhe djemtë, të cilët janë shtetas të vendit tonë, që i plotësojnë kushtet, të kenë fakultet të përfunduar me 180 kredi, i ftojmë të aplikojnë për konkursin për pilotë. Konkursi do të zgjasë deri më 1 gusht, shanset janë të hapura për të gjithë ata që do t’i përmbushin kriteret. Përveç kësaj, tani me ndryshimin e ligjit që do sillet në kuvend, ne parashikojmë edhe në periudhën e trajnimit të pilotëve që t’ju sigurojmë kompensim financiar në mënyrë që kadetët të dinë se ata praktikisht e kanë të garantuar vendin e punës”,- tha ministrja i Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
“Qendra për trajnimin e pilotëve me pajisjet e saj dhe metodat që aplikon, mundëson që kandidatët që kryejnë trajnimin menjëherë të inkuadrohen në Brigadën e aviacionit, duke aplikuar standardet e NATO-s, që janë të nevojshme për anëtarësimin tonë”,- tha koloneli, Valentin Ivanovski.
Kandidatët në procesin e pranimit dhe përzgjedhjes do t’i nënshtrohen kontrolleve të aftësisë psikofizike, aftësive të gjuhës angleze dhe testeve tjera simulative për pilotë. (Sedat Selimi, TVM2)
