KULTURË

Shehapi: Do të rrisim numrin e projekteve shqiptare

08.09.2014 13:34

Pas shpalljes së konkursit nga ministria e Kulturës për veprimtari të vecanta me interes nacional , janë publikuar shumë risi sidomos në mënyrën e aplikimit........

Sekretari shtetorë në ministrinë e Kulturës,  Behuxhudin Shehapi,  thotë së për herë të parë sivjet konkursi do të zgjasë 45 ditë dhë do ketë risi si në mënyrën e aplikimit edhe në atë që nuk do shikohet sasia por cilësia.

“Sivjet do të ketë shumë risi,  njëra nga ato është se ne do të shikojmë më shumë cilsinë dhe jo kuantitetin. Përvec kësaj parashihet që me ndihmen e ministrisë të ketë projekte rajonale ku do mund të krijohen ura ndërlidhëse në mes shqiptarëve të rajonit të Kosovës , Shqipërisë dhe Maqedonisë” , deklaron Behixhudin Shehapi , Sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës

Ndërkohë edhe regjisori  Besfort Idrizi që ka konkuruar disa vite me radhë në ministrinë e Kulturës me projekte konkrete shpreson  të tejkalohen të gjitha paqartësitë.

“Risi është mënyra e aplikimit tani shkohet në formë të shkruar,  dhe jo si më parë por unë sërisht mbetëm skeptik  se do të hiqen të gjitha anomalitë” thotë regjisori  Idrizi .

Nga ana tjetër pritet të shihet se si në praktikë do të rritet pjesëmarrja e shqiptarëve, pasi sekretari shtetror në këtë ministri premton se këtë vit përpos tjerash do të rritet numri i projekteve shqiptarë në këtë dikaster. (Memedali Jusufi, TVM2)