Maqedoni

Hoxha: RMV dhe Serbia finalizojnë bisedimet, pikë të përbashkët kufitare në Tabanoc

10.07.2019 18:21

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet e përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit ndërfqinjësor me shtetet fqinje....

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxh;s, theks i vaçant; në seancën e mbrëmshme të Qeverisë i është dhënë vendosjes së pikës së përbashkët kufitare mes RMV-së dhe Serbisë në pikën kufitare Tabanoc. Sipas Hoxhës, pika e përbashkët kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë do ta mundësojë lehtësimin e lëvizjes së qytetareve më shpejt drejt të dyja vendeve, por ka qenë edhe pjesë e projekteve të përkrahura nga institucionet ndërkombëtare.
 
“Qeveria ishte e informuar për finalizimin e bisedimeve dhe hartimin e marrëveshjes mes qeverisë së RMV-së dhe Republikës së Serbisë, për vendosjen e pikës së përbashkët kufitare për transport ndërkombëtar në Preshevë në Republikën e Serbisë dhe Tabanoc në RMV”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
 
Zëdhënësi Hoxha po ashtu njoftoi se në seancën e fundit të Qeverisë ministrat e kanë shqyrtuar raportin e Komisioneve multi-disiplinore në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për sa i përket historisë antike, ku është vendosur që të dyja vendet t’i festojnë si ditë të përbashkëta ditët historike për: Shën Kirilin dhe Metodin, Shën Klimentin dhe Shën Naumin. Po ashtu të dyja vendet kanë pranuar principet dhe vërejtjet në librat e klasës së pestë në Republikën e Bullgarisë dhe librat e klasës së gjashtë në Maqedoni. Ky komision ka përshpejtuar procedurat për tema të historisë së përbashkët dhe për figurat si: Goce Dellvev dhe Kryengritja e Ilindenit.        
 
FITIM KRYEZIU