Kulturë
AKV "Bajram Shabani" në Festival në Turqi
08.09.2014 16:36
Ansambli i këngëve dhe valleve “ Bajram Shabani “ nga Kumanova, po qëndon në Turqi...

Ansambli i këngëve dhe valleve “ Bajram Shabani “ nga Kumanova, po qëndon në Turqi dhe eshte i vetmi ansambel qe ka ftese per te perfaqesuar Republiken e Maqedonise ne Festivalin Ballkanik Nakem ne Bursa te Turqisë.
Anëtarët e ansamblit kumanovar deri më 12 Shtator, pëmes këngëve dhe valleve do të pezantojnë kulturën dhe traditën shqiptare jo vetëm të Kumanovës por edhe me gjerë.
Ndryshe AKV “ Bajram Shabani” në Festivalin Nakem në Bursa të Turqisë merr pjesë për here të dytë dhe pritet që edhe sivjet të kthehet me çmimet më të larta për pjesmarrje dhe prezantim.
NEXHAT AQIFI
