Maqedoni
Mot me vranësira, pasdite shi i rrëmbyeshëm, breshër dhe erë
11.07.2019 09:00
Moti sot në Maqedoninë Veriore do të jetë me diell...

Moti sot në Maqedoninë Veriore do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare veriore.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 8 deri 19 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 20 deri 30 gradë Celsius.
Gjatë dtëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell, ndërsa temperaturat do të lëvizin prej 19 deri 32 gradë Celsius.
Moti sot është me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, ndërsa pasdite do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të
keq me erë të fortë, breshër dhe bubullima dhe reshme më të rrëmbyeshme, mbi 30 litra në metër katrorë.
Siç bëri të ditur DPHM, temperatura maksimale do të jetë në interval prej 24 e deri në 32 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, ndërsa pasdite me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Kohë pas kohe do të ketë kushte për mot të keq lokal me erë të fortë dhe bubullima. Temperatura do të arrijë 27 gradë.
Prej nesër e deri të shtunën do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe më i freskët me erë të matur veriore. Të dielën pritet valë e re e lagësht të shiut, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme./Mia
