Maqedoni

Shtyhet gjykimi për rastin “Toplik”, Janakievski nuk ishte në seancë

11.07.2019 11:43

Mungesa e të akuzuarve, Mile Janakieski dhe Dimitar Dimovski, shtynë gjyqin për lëndën e PSP-së "Toplik"....

Të dy këto nuk u dërguan nga burgu i Shutkës. Gjyqtari, Osman Shabani, tha se gjykata nuk ka marrë informacion se pse kërkesat për dërgimin e të pandehurve nuk janë realizuar. Në seancë nuk ishte i pranishëm edhe gjykatësi porotë, prandaj gjykatësi Shabani kishte caktuar seancën e ardhshme për rastin në 6 shtator.
 
Në rastin “Toplik”, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, është i dyshuari i parë për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit" në Sopishtë. Përveç tij, dyshohen edhe pesë të tjerë.