Maqedoni
Vendi kaplohet nga stuhia
11.07.2019 10:52
Moti jostabil, me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe bubullima, ka goditur vendin....

Reshjet e shiut dhe erës së fuqishme kanë filluar mbrëmë pasmesnate, ku në Dibër era e fuqishme me bubullima dhe furtunë kanë shkaktuar mjaft probleme. I gjithë qyteti për një kohë ka mbetur pa rrymë, janë rrëzuar drunj duke ndërpre edhe komunikacionin në qendër të qytetit si dhe në aksin rrugor Dibër-Shkup.
Një dru i çarë ka rënë mbi kioskë të cilës i ka dëmtuar rëndë çatinë, por për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz. Edhe bregu i liqenit të Ohrit mbrëmë është kapluar nga moti i keq, ndjekur nga vërshime dhe erë të fuqishme. Në kampin e makinave “Lubanishta”, afër “Shën Naumit”, janë shkatërruar pothuajse të gjitha tendat dhe karrocat.
Prej sot pritet stabilizim i motit, që sipas meteorologëve do të zgjasë deri të shtunën. Reshje të reja shiu pritet të ketë nga e diela, të cilat në disa pjesë do të jenë më intensive.
