Maqedoni
“Alternativa”: Humbëm një njeri të madh dhe një veprimtar të palodhshëm
11.07.2019 12:26
Sot, në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë anëtari i Kryesisë Qendrore i “Alternativës”....

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë anëtari i Kryesisë Qendrore i “Alternativës” dhe veprimtari i palodhshëm. Shaban Zendeli – drejtor i deritanishëm i NP “Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti”.
“Vdekja e tij, që na ka goditur të gjithëve, është një humbje e madhe për ne si parti, por edhe për mbarë kombin shqiptar në Maqedoni, sepse kështu kemi humbur një atdhetar të devotshëm, një idealist të përkushtuar dhe një njeri vetëmohues e sakrifikues. Do të mbetet në kujtimet tona si njeri i betejave për sistemin e vlerave që bashkërisht i projektuam dhe luftuam për to pa u kursyer. Duke e ngushëlluar familjen, u shprehim ngushëllime edhe të gjithë aktivistëve të Alternativës, që te tashmë i ndjeri, Shaban Zendeli, gjenin njeriun e urtë dhe të guximshëm për t’u mbështetur”,- thuhet nga “Altarnativa”.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot pas faljes së ikindisë në f. Orizare të Kumanovës.
