LOEM: Platforma globale e internetit “Funderbeam” në RMV
Internet platforma “Funderbeam” vihet në dispozicion në tregun e RMV-së...

Internet platforma “Funderbeam” vihet në dispozicion në tregun e RMV-së dhe përmes bursës maqedonase është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që jep mundësinë e qasjes në financa për kompanitë si dhe mundësinë e investimeve të investitorëve në kompanitë të cilat janë në fazat e hershme të zhvillimit.
“Bursa në periudhën e ardhshme do të iniciojë një sërë aktivitetesh të destinuara për anëtarët e Lidhjes së Odave Ekonomike, me qëllim që në përgjithësi të shfaqen mundësitë dhe përfitimet e financimit të tregut. Në kuadër të kësaj kornize, sot anëtarët e Aleancës prezantuan një platformë globale inovative të financimit “Fandereb”, me të cilën berza ka nënshkruar një marrëveshje ekskluzive bashkëpunimi”,- theksoi kryeshefi ekzekutiv i bursës, Ivan Shteriev.
“Ne si Odë duam që të gjitha mundësitë që ofrohen për hyrjen e fondeve në kompanitë vendore të jenë me një qëllim afatgjatë, duke ndërtuar një sektor të fortë privat”,- tha Gabirela Kulebanova nga LOM.
Platforma globale e internetit “Funderbeam”, për financimin dhe tregtimin do të mundësojë lidhjen me 200,000 kompani private dhe 17,000 investitorë anembanë Evropës. (Sedat Selimi, TVM2)
