Nuredini: Të ruajmë ambientin me vendime të mençura ekologjike
Dëshiroj të ndihmoj që Maqedonia e Veriut të ndërtohet në shtet....

Dëshiroj të ndihmoj që Maqedonia e Veriut të ndërtohet në shtet të cilin prindërit nuk dëshirojnë ta braktisin që të gjejnë ardhmëri të sigurt për fëmijët e tyre, ku të rinjtë mund të inkuadrohen në ekonominë e gjelbër moderne, ekonomi e cila shpie përpara dhe krijon vende të reja të punës, duke e mbajtur vendin tonë të bukur dhe ajrin kualitativ.
Kështu u tha ministri i ri i ambientit, Naser Nuredini, gazetarëve, i cili me këtë rast shprehu përkushtimin e tij që për t’u përballur me problemet ekologjike.
“Vendet tjera, madje edhe shtetet e vogla si i yni, kanë dëshmuar se është e mundur të sillen vendime të mençura ekologjike, të cilat sjellin edhe vende të reja pune”,- tha ministri.
Ai tha se duhet gjetur zgjidhje për mbeturinat nëpërmjet riciklimit, të mendohet për mënyrë alternative të ngrohjes së shtëpive. Ai si shembull në pjesën e ruajtjes së ambientit jetësor e sheh Slloveninë.
Ministri Nuredini theksin do ta vendos te selektimi i mbeturinave, duke u munduar të sjellë përvoja nga jashtë, me synimin e zvogëlimit të sasisë së mbeturinave që do të përfundojë në deponi. (Gyltene Sinani, TVM2)
