Bisedat Zaev - komedianët rusë, Stoillkov: Zaev, i gatshëm të japë kesh për kishën

11.07.2019 18:57

VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev...

VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev, si dhe mbartjen e përgjegjësisë penale, pasi që, siç thonë, turpi i shkaktuar nga bisedat me komedianët rusë, po merr përmasa botërore dhe prish imazhin e vendit para ndërkombëtarëve. Zëdhënësi, Naum Stoillkovski, rikujton se kryeministri Zaev në bisedën me Poroshenkon e rrejshëm është shprehur i gatshëm të paguajë 100 mijë euro kesh patriarkut mbarëbotëror, Bartolomej, për njohjen e autonomisë së kishës ortodokse maqedonase.

“Kushedi sa të dojë Zaevi të arsyetohet me tulla dhe materiale të tjera ndërtimore, ai në bisedë flet për donacion në kesh. Askush deri më tani nuk ka dëgjuar se tulla, çimento dhe armatura thuhen kesh, e aq më shumë që Zaevi flet se është normale që të jepet kesh dhe është i lumtur që i është dhënë lirim dhe do të japë vetëm 100 mijë euro”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

LSDM: ZAEV, NË MBROJTJE TË INTERESAVE SHTETËRORE

Nga LSDM dalin në mbrojtje të kryeministrit se po mbron interesat shtetërore.

“Zaev në biseda është përpjekur që kisha ortodokse maqedonase të fitojë autonominë, ndërkaq VMRO-DPMNE në biseda dakordon provizione për autostrada për xhepat e tyre kriminale, rrahjen e kryetarëve të komunave, djegien e kafiterive dhe rrënimin e objekteve të jobashkëvendimtarëve”,- shkruan në reagimin e social-demokratëve.

Edhe vetë kryeministri Zaev ditë më parë është shprehur se jo vetëm që nuk do japë dorëhqeje  dhe formojë qeveri teknike, por që s’ka në plan as të ndërpresë komunikimin me miqtë ndërkombëtarë. (Meral Ismaili, TVM2)